Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Duke bashkëpunuar, sipas tij, të gjithë aktorët e korruptuar në të gjithë botën do të ndëshkohen me transparencë dhe do japin llogari.
Blinken gjithashtu ka falënderuar sipas tij” Kampionët Antikorrupsion 2021” në disa shtete të botës.
“Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar. Departamenti i Shteit riafirmon angazhimin për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionët tanë Antikorrupsion 2021”, ka shkruar në Twitter Blinken.