Sezoni i Shigjetarit po zhvillohet dhe do t’ju frymëzojë të ndiheni të lirë, të përqafoni përvoja të reja dhe të shijoni jetën në maksimum. Dhe nëse jeni një nga shenjat e mëposhtme të horoskopit do të keni javën më të mirë të Dhjetorit, prandaj shfrytëzojeni.
Luani: Do të mësoni se si të bashkoni frymëzimin me punën e palodhur
Kohët e fundit keni eksploruar instinktet tuaja krijuese dhe ndiheni shumë mire. Megjithatë, këtë javë, ju po mësoni se si mund t’i merrni idetë tuaja artistike dhe t’i përsosni ato. Praktika dhe dëshhira për të krijuar do ta çojnë punën tuaj në lartësi të reja, kështu që pse të mos krijoni zakone që ju frymëzojnë?
Akrepi: Ju mund të zbuloni burime të papritura dashurie
Kur gjërat fillojnë të bëhen të vështira dhe ndiheni të vetmuar, mund të jetë e vështirë të kujtoheni për të gjitha gjërat e mira në jetën tuaj. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ju, Akrep, sepse mentaliteti juaj gjithçka ose asgjë mund ta bëjë të vështirë të kuptoni se gjithçka është e përkohshme. Megjithatë, këtë javë, mund ta gjeni veten të mbështjellë në situata super të dashura dhe ngushëlluese që ju kujtojnë se sa i dashur jeni. Prandaj përfshihuni në të tilla situate sepse kjo javë do t’ju tregojë të gjitha mënyrat që ju nevojiten për t’u dashuruar.
Shigjetari: Ju do të hiqni shumë shtresa vetes tuaj
Vetë-zbulimi është një proces i bukur që gjithmonë ia vlen. Këtë javë ju mund të përqafoni një kuptim të ripërtërirë se kush jeni dhe çfarë përfaqësoni. Lërini mendësitë frenuese që mund të shtrembërojnë vetëdijen tuaj. Ju mund të ndiheni të sfiduar përkohësisht nga zakonet që keni punuar shumë për t’i braktisur, por mbani mend, ju jeni shumë më tepër se këto zakone. Jeni plot me shumë gjëra kontradiktore, por të gjitha ju kanë bërë ky që jeni.