Koço Kokëdhima shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha ka favorizuar korrupsionin dhe akuza e DASH për “non grata-n” ndaj tij qëndron.

Ai gjithashtu u shpreh se beson se Berisha ka kontrolluar PD-në gjatë kësaj periudhe ose ka lënë përshtypjen që e kontrollonte.

“Unë nuk marr përsipër të bëj një analizë të tillë sepse më mungojnë shumë të dhëna. Ai ka favorizuar korrupsionin dhe korrupsioni shkatërron demokracinë. Kjo qëndron për Saliun, për të tjerat nuk gjykoj.

Se kush ka lobuar, se kush e ka nxitur etj, etj., këto janë kode dhe mënyra veprimi që nuk i njoh dhe nuk i arsyetoj.

Në thelb akuza për Saliun është e vërtetë. Besoj se Berisha e kontrollonte PD gjatë kësaj periudhe ose të jepte përshtypjen që e kontrollonte”, tha Kokëdhima për emisionin “Arnautistan”.