Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 172 raste pozitive për koronavirusin nga 1,440 testime të kryera. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur po ashtu, se si pasojë e sëmundjes nuk kanë mundur që të mbijetojnë pesë qytetarë.
Rastet pozitive janë konfirmuar 78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.
Ndërsa, aktualisht janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin Në spitalet Covid-19 po marrin kujdes shëndetësor 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Sa i përket rasteve fatale, betejën me Covid-19 nuk kanë mundur që ta fitojë një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 190 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (06 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 172
Të shëruar në 24 orë 190
Të shtruar në spitale 145
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,440
Testime totale 1,406,517
Raste pozitive 201,902
Raste të shëruara 192,428
Raste Aktive 6,359
Humbje jete 3,115
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3167
Fier 662
Gjirokastër 542
Shkodër 441
Durrës 340
Berat 339
Elbasan 274
Vlorë 213
Lezhë 161
Korçë 106
Dibër 68
Kukës 46