Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka telefonuar ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, pas përmbytjeve në zonën e Fierit.
Mehaj ka pohuar se ai i ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë situatë, transmeton Telegrafi.
“Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave. Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë”, ka pohuar ai.