Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka treguar përmes postimeve të njëpasnjëshme se është duke i ndjekur me interes zhvillimet politike tepër të tensionuara që po ndodhin sot brenda Partisë Demokratike, në kuadër të Kuvendit që ka thirrur ish-kryeministri Sali Berisha.
Spahiu ka publikuar edhe një foto ku tregon sesi forcat e policisë kanë blinduar ambientet jashtë selisë blu, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
“Sot krejt rastësisht parkuan anash zyrës Lulzim Bashës”, shkruan Spahiu.