Francisco Mariano Javier Ibanez nga Argjentina ka pranuar se është i varur pas operacioneve, vetëm e vetëm për t’u dukur si Ricky Martin, duke shpenzuar mbi 7.290 euro për procedurat estetike.
Ibanez, 33-vjeç, tha: ‘Unë mendoj se, në një moment në jetën tuaj, varësia zhvillohet dhe më pas përkeqësohet.’
‘Kur fillova të bëja operacione, e dija se gjërat po dilnin jashtë kontrollit dhe se kishte gjëra që nuk ishin të shëndetshme për mua’.
Ibanez, tha se dëshira e tij për t’u dukur si Ricky Martin filloi shumë kohë më parë, kur njerëzit thanë se kishte një ngjashmëri mes tij dhe këngëtarit.
Më pas Ibanez vendosi të shkojë deri në fund, duke thënë: “Kam marrë një foto të tij, e kuptova se më pëlqente dhe, si çdo gjë në jetë, kur më pëlqen diçka, shkoj drejt saj. Tani jam në gjendje të kuptoj se gjëja ideale është të jesh vetvetja, jo dikush tjetër. Por u desh pak kohë për ta kuptuar këtë.”- përfundoi ai.