“Kristiani kërkon një motër” ishte tema e këndshme në “Shqipëria Live” këtë të hënë.

Argis erdhi në jetë pas 22 vitesh dhe një shprese që nuk ndaloi në familjen e Aidës. Pas lindjes së djalit në moshën 19-vjeçare, e gjithë familja donte që të kishte një vajzë të vogël mes tyre.

Pas shumë vitesh tentativë për të pasur një fëmijë tjetër, vajza erdhi atëherë kur shpresat gati ishin shuar. Me një djalë 27 vjeç dhe një vajzë 4 vjeçare, Aida ndihet shumë e bekuar dhe mirënjohëse për ndihmën dhe mbështetjen.

“Fillimi i shtatzënisë ishte i rëndë, pas shtatzënisë unë bëra ndërhyrje. U krijua një masë tumorale. Unë tentova të kisha katër shtatzëni. Unë isha shumë mirë me shtatzënitë, por i humbja në muajin e pestë. Mjekët më dhanë pak shpresa, kur vajta për herë të fundit më thanë mos e merr më mundimin se nuk bën më fëmijë tjetër. Si më është dukur ajo fjalë, shumë e rëndë. Pas shumë vitesh, unë kisha të gjitha shenjat që isha shtatzënë dhe i thash që po mund të jetë edhe pse ishte frikë”, tha Aida.

“Për çudi, të gjitha shtatzënitë ishin jem dhe ne donim vajzë. Në shtatzëninë e fundit që dështoi ne kishim menduar edhe emrin, emrin e vjehrrit që e donim shumë, por edhe ajo nuk ndodhi”, shtoi Aida.

Përse emri Argis?

“Është AR, Artue, emri i bashkëshortit dhe Gigo, emri i vjehrrit. Doja t’i vendosja një emër që lidhej me vjehrrin, Gigo, i cili vdiq fiks një vit para se të ngelesha shtatzënë”, tha Aida.

Një histori frymëzuese për të mos e humbur shpresën e cila nuk shuhet kurrë.