Kryeministri i vendit, Edi Rama, princi Nahyan dhe ministri Ahmetaj kanë inspektuar ditën e sotme punimet në kantierin e madh të Rindërtimit në Spitallë të Durrësit.
Në këtë kantier po punohet për lagjen e re të financuar nga Princi i Kurorës së emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
996 apartamente do të ndërtohen në këtë lagje të re, ndërsa faza e parë e punimeve ka nisur dhe pritet që lagjja të përfundojë brenda një viti!
“Dua t’ju përgëzoj ju dhe administratën që kaluat dhe mundët ta menaxhonit këtë katastrofë të jashtëzakonshme njerëzore”. Me këto fjalë princi Nahyan ka shprehur vlerësimin për menaxhimin e situatës së vështirë nga ana e Kryeministrit Rama.
“Ajo që keni bërë ju është e paçmuar që po e bëni këtë realitet dhe do të mbetet në kujtesën e këtij vendi gjithnjë çfarë bëri madhëria e tij kur e takova në vendin e tij dhe na premtoi se do të na vinte në ndihmë dhe ju nisët të punonit dhe ja ku jemi! Tashmë fondet e Abu Dhabi janë në drejtim të mbarë”, u shpreh Kryeministri Rama, ndërsa shtoi:
“Kjo zonë quhet ish këneta, ta kthesh dhe ti japësh një jetë të re një lagjeje të re, më e mira e Durrësit, me standarde me cilësore është një diçka e shkëlqyer. Në këtë zonë ju detyrohem një shprehje të mirënjohjes sepse është sasia më e madhe e parave që erdhi për mbështetje të drejtpërdrejtë për strehimin”.
“Në kantierin e madh të Rindërtimit në Spitallë, ku po punohet për lagjen e re të financuar nga Princi i Kurorës së Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, i cili ka ngarkuar drejtuesin e kompanisë globale Emaar Group, Mohamed Alabbar, për organizimin e koordinimin e këtij projekti, së bashku me qeverinë shqiptare që financon përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit krejt infrastrukturën e lagjes së re”, shkruan Kryeministrin bashkangjitur videos.