Kylian Mbappe dukej një lojtar i destinuar për Real Madrid, në vitet e fundit është diskutuar vetëm kjo temë, por për ta parë me të bardha duhet ende shumë kohë, ishte sigurt që nuk do të largohej gjatë janarit, por tashmë ylli francez nuk është dhe aq i bindur: “A do të largohem nga PSG? Sigurisht jo në janar. 100% do të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit”, u shpreh Mbappe për CNN duke shtuar:
“Do të jap gjithçka kam për të fituar Champions League, kampionat dhe kupë, për ti dhuruar tifozëve kënaqësi sepse e meritojnë. Jam i lumtur që ndodhem këtu, në qytetin tim, në Paris kam lindur dhe jam rritur. Tani dua të fitojë gjithçka këtë sezon. A do të thotë kjo që nuk e mendoj më largimin nga PSG? E vetmja gjë që mendoj është të mposht Real Madrid në shkurt dhe në mars, duhet të jemi gati”, theksoi Mbappe, duke iu referuar sfidës dyshe në Champions.
“Kjo nuk do të thotë që mohoj atë që kam thënë përpara dy vitesh, që doja të shkoj tek Real Madrid, isha i sinqertë, thash atë që mendoja në ato momente”, u shpreh ndër të tjera sulmuesi i PSG në intervistën e tij për CNN pas u vlerësuar nga Globe Soccer si lojtari më i mirë i vitit.