Aleksia Peleshi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit. Jashtë teme, por njëri prej tyre ka kritikuar Donaldin te ajo.
“Ai kunati jot Donaldi është tradhtar. Turp për atë që bëri. Ndahu dhe ti të lutem”, i ka shkruar ai.
Aleksia e ka lënë keq me përgjigjen, teksa ka treguar se personi që i ka dërguar këtë mesazh ka foto me nusen në profil, por i shkruan asaj vazhdimisht “shpirt e zemër”.
“Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: ‘shpirt, zemër, ylli’ dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje, është hipokrizia më e madhe”, është shprehur Aleksia në një video të publikuar dhe më pas ka shtuar “Hera e fundit që flas për këtë temë, na lodhët.”