Afrimiteti mes Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj ka bërë ‘lëmsh rrjetin’. Ndonëse në thelb, askujt nuk mund t’i drejtohet gishti si “fajtor”, ka patur pa fund komente, të të gjitha llojeve, edhe kritika, edhe ofendime.

Edhe në të tillë situatë, ndonëse Beatrix është e izoluar dhe nuk është në dijeni të asgjëje, miqtë e saj po e mbështesin vazhdimisht, secili në mënyrën e tyre.

Fotografi Endrit Mertiri, me të cilin veç miqësisë, Trixa ka patur disa bashkëpunime të sukseshhme edhe në fushën e modelingut, ka postuar një video të saj nga spektakli i djeshëm, shoqëruar me disa emoji zemre të bardhë.

Juxhin Kurti po ashtu, ka publikuar nëj video me të, ku shfaqen duke bërë xhiro me motor dhe thekson se Trixa është një shpirt i lirë.

Ndërsa modelja Oriola Marashi, mike e saj prej vitesh ka postuar një foto të Trixës në Instastory, krahas të cilës shkruan: “Gjithmonë me ty ëngjëll”.

Dhe në fakt, kjo është ajo që të gjithë miqtë duhet të bëjnë, të jenë krah teje në çdo lloj situate, edhe kur “gjithë bota” është kundër.

Ndaj, Beatrix dhe kushdo tjetër, që ka miq të tillë, është me fat…

/News31