Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend duke i thënë se e ka humbur mundësinë e replikës nga mazhoranca për shkak të situatës në PD.
Spiropali thotë se kacafytja e shëmtuar mes dy hijeve politike, për të cilën i referohet Bashës e Berishës, e kanë futur opozitën në vallen e marrëzive.
Spiropali: Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD dhe të një kacafytje të shëmtuar mes dy hijeve politike që e kanë futur opozitën në vallen e marrëzive, ju Basha e keni humbur mundësinë e një replike nga ana e kësaj shumice. Duke ju lënë në hallin tuaj, po kthehem në çështjen e vërtetë.
Arjan Sala u nis për në punë si çdo ditë në një qendër tregtare për të mos u kthyer kurrë më. Këshilli i Ministrave e shpalli dëshmor të atdheut. Çmimi iu dorëzua familjes nga kryeministri Rama në një vizitë. Edhe pse nuk parashikohet mbështetje për fëmijët e atdheut, prezantojmë projektligjin për statusin e mbrojtjes së fëmijës për dëshmorët e atdheut apo ata që kanë mbrojtur jetën e të tjerëve si akt heroizmi apo patriotizmi.
Nuk ka fonde dhe mbështetje materiale që të mbushë zbrazëtinë e të mbetet nmë zemrën e të afërmve, fëmijëve egrave, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve të mos mbeten vetëm por të ndihen deri në fund të mbështetur, të përkrahur duke qenë krenar jo vetëm për prindin por edhe për shtetin që i shërbeu deri në momentin e fundit.