Mediat britanike shkruajnë se bandat kriminale shqiptare vazhdojnë të reklamojnë në rrjetet sociale kontrabandimet e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe. Së fundmi, britanikja The Mirror shkruan se mafiozët shqiptarë po përdorin rrjetin social TikTok për të komunikuar me emigrantë, të cilëve u garantojnë rrugë kalimi me kamionë drejt Anglisë.

Më shumë se 20 mijë Paund për familje u marrim emigrantëve këto banda shqiptare, vijon artikullin The Mirror. Udhëtimi i fundit për këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurtë brenda kamionit. 100% e sigurt. Për më shumë shkruani në DM, shkruante dikush në TikTok. Një tjetër shkruante: Një tjetër udhëtim në Angli me kamion. 24 mijë Stërlina. Udhëtim i sigurtë për në Angli përpara Krishtlindjes. Na kontaktoni shpejt.

Mirror raporton se Agjencia e Krimit në Britani të Madhe ka nënshkruar marrëveshje me Instagram, Facebook, TikTok dhe rrjete të tjera për të luftuar krimin e organizuar që shfrytëzon mediat sociale.

E megjithatë, 6 ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, grupet kriminale të kontrabandimit të emigrantëve vazhdonin të bënin njoftime në TikTok. Më shumë se 21 mijë persona u arrestuan gjatë këtij viti deri në muajin Shtator për hyrje të paligjshme në Britaninë e Madhe.