Lorenzo Inzigne dorëzohet përpara ofertës monstruoze të bërë nga Toronto. Klubi që militon në MLS, elitën e futbollin amerikan, i ka ofruar sulmuesit azzurr një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 9,5 milionë euro në sezon. Kjo ofertë e bërë nga Toronto, thjeshtë e par rezistueshme për një 30-vjeçar, ka bindur kapitenin të largohet nga Napoli.
Sulmuesi italian do të largohet në fund të sezonit nga klubi ku u rrit dhe u bë i famshëm, por në ironi të fatit largohet falas pasi gjatë kësaj periudhë nuk arriti të gjej një akord me presidentin Aurelio De Laurentiis për rinovimin e kontratës. Pas 10 vitesh tek Napoli, skuadra e qytetit të tij, Insigne vendosi jo vetëm të ndryshoj skuadër por dhe kontinent duke mos pasur më asnjë shans të përballet me ekipin e zemrës.
Nga aventura në Amerikë, Insigne do të përfitojë afro 50 milionë euro, një shifër e jashtëzakonshme. Në fillim të janarit është parashikuar një takim me drejtuesit e klubit amerikan, për të hedhur firmën, ndërsa në fund të sezonit do të nis aventurën e re.