Greqia është lëkundur nga tërmeti ditën e sotme.
Një lëkundje sizmike prej 4.1 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar në orën 03:17, me epiqendër në perëndim-veriperëndim të Janinës, bëri të ditur Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar.
Kjo lëkundje është pasuar nga një tjetër disa minuta më vonë me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter, tre kilometra lindje-juglindje të qytetit të Lefkadës.