Pas 15 vitesh, Luana Vjollca zgjodhi të largohet nga “Top Channel”, ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja.
Nuk e dimë ende për cilin televizion bëhet fjalë, por moderatorja, pas kërkesave të shumta të fansave do ta rikthejë “Shiko Kush Luan” në ekran.
Madje, e ka edhe një datë! Më 1 janar, Luana do të rikthehet fuqishëm për të gjithë ata që po i mungon figura e saj në televizion dhe jemi të bindur se do të vijë me energji të reja.
Lajmin e bukur, moderatorja e tregoi në një postim në InstaStory, teksa iu përgjigj ndjekësve që kërkonin emisionin.
“Zemrat e mia, gjithëëë ju që kërkoni “Shiko Kush Luan”, me 1 janar”- ka shkruar ajo.
Për televizionin ku do të transmetohet, mbetet ende të presim e të shohim ç’do të ndodhë.
Vumë re se mbrëmjen e kaluar, në festën e 20-vjetorit të “Top Channel”, Luana Vjollca nuk ishte e pranishme, gjë që lë për dyshime se ka një hatërmbetje me familjen Hoxha.
Nga ana tjetër, moderatorja ka treguar se s’ka ndërmend të ndalet dhe po punon për projekte të reja.
Ditët e fundit, ajo na ka “qerasur” herë pas here me pamje nga vizita e saj në Itali. E teksa të gjithë ishim të mendimit se bëhet fjalë për pushime, mesa duket nuk është kështu, pasi ajo është atje për promovimin e një koleksioni të ri të një marke prestigjioze.
Kujtojmë se muaj më parë, Luana tregoi se është bërë imazh i brandit të mirënjohur botëror “Collini Milano 1937” në Itali. Kjo markë ndërkombëtare mund të quhet ndryshe shtëpia “fashion” e luksit në Itali dhe këtë herë kanë bashkuar forcat me showgirl-in shqiptar Luana Vjollca.