Efi dhe Bruno mund të quhen me plotë kuptimin e fjalës çift në “Për’puthen”. Mes batutash Bruno na tregoi edhe se si në një moment mami Efit është munduar të ‘ngatërrojë’ çiftin, duke spiunuar Brunon te vajza e saj.
Bruno tha se një ditë ishte duke kaluar para biznesit të pindërve të Efit me shoqërinë dhe sapio kishin dalë nga palestra. Mamaja e saj e kishte parë dhe kishte telefonuar vajzën duke i thënë se e kishte parë me një vajzë.
Bruno: Unë e kam shtëpinë shumë afër me biznesin e familjes së Efit dhe kam qenë duke kaluar me shoqërinë pas palestre. Mami i Efit e ka marrë Efin dhe e ka lajmëruar.
Efi: Më mori në telefon direkt, dëgjo tha pash Brunon duke kaluar po ishte me një femër tha. Edhe unë direkt Brunos, Bruno me kë ishe.
Bruno: Ishim në grup pas palestre dhe po shoqëroheshim për në shtëpi.
Arjani: Kë shoqëronit instruktoren?
Bruno: Një herë kam folur me mamin e Efit në takimin tonë të dytë, me kamer, por nuk kam hyrë ndonjëherë në dyqanin e tyre. Në fillim me dukej si thyerje rregullore, ose do quhej si strategji, plus që është edhe shpejt se pastaj do thuash s’ka ngel gjë më.
Efi: Jo është e drejtë se pa marrë konfirmimin tim nuk mund ta bëjë atë gjë.