Manchester City nuk po njeh rivalë në Premier League. Sitizens resgjistruan fitoren e shtatë radhazi në kampionat, duke mposhtur sot në transfertë ekipin e Newcastle me rezultatin 0-4. Një sukses që mban Cityn në vendin e parë, ndërsa zhyt vendasit në fund.

City-t i kanë mjaftuar 5 minuta për të gjetur golin e avantazhit. Ka qenë Dias që ka shënuar për Qytetarët, duke përfituar nga një gafë në mbrojtje. Në minutën e 27-të ka ardhur dyfishimi i ekipit të Guardiola-s me Cancelo. Kaq për pjesën e parë.

Në të dytën miqtë kanë shënuar edhe dy gola të tjerë.Mahrez trefishoi në minutën e 63-të, ndërsa Sterling kompletoi “pokerin” e golave në minutën e 86-të. Një ndeshje e zgjidhur me lehtësi nga të besuarit e Guardiolas, që marshojnë para në kampionat.