Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja komunikim këtë të mërkurë ka bërë publik dhe rastet që janë marrë në shqyrtim deri më tani nga Njësia Antikorrupsion.

Manja në fjalën e tij është shprehur se rastet që janë kallëzuar janë ato në Kadastrën e Durrësit ku është dhënë leje jashtë përputhjeve me ligjin.

“Në kadastrën e Durrësit ka përfunduar hetimi dhe në zyrat e tjera vendore dhe njësia Antikorrupsion ka raste që po heton. Dy rastet e para kanë të bëjnë me lejet e legalizimit duke mos respektuar kërkesat e ligjit, rasti i tretë është më flagrant, pasi është printuar leja e ndërtimit dhe i është dhënë. Data e dhënies së lejes, ka një datë të caktuar dhe një javë më pas ka dokument me një tjetër datë, dhe kjo është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit,. Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës, ku një nënpunës ka arritur që të bëhet pjesë e doganës përmes dokumenteve të falsifikuara, krahas tij ne kemi kallëzur në prokurori edhe një noter publik. Rasti i fundit ka të bëjë me drejtorinë e Transportit Rrugor, ku kemi kallëzuar rastin në prokurorinë e Tiranës”, ka thënë Manja.