Ministri I Drejtësisë Ulsi Manja, ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija, i cili zëvendëson në këtë detyrë Agim Ismailin. Në fjalën e tij prezantuese, Manja bëri një ekspoze të shkurtër të punës dhe arritjeve të ish-drejtorit Ismaili, duke vlerësuar angazhimin e tij prej marrjes së kësaj detyre.

“Falënderoj Agimin për punën e bërë. Eksperienca e tij është e çmuar dhe do të donim që ai të mos i shkëpuste urat e komunikimit me Ministrinë e Drejtësisë, edhe pas çdo detyre që do t’i caktohet”, u shpreh Manja.

pozitive, si dhe mundësinë që i jepet drejtorit të ri të burgjeve të punojë me një kuadër të ri ligjor në sistemin penitenciar. Manja ka paralajmëruar filtrim të të gjithë burimeve menaxhuese, menjëherë pas mbylljes së këtij viti.

“Në bisedën me Admirin, i kam parashtruar vizionin dhe objektivat e mia. Pres që ato të vihen në jetë nga dita në ditë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, dhe e gjithë piramida e këtyre institucioneve, pavarësisht gjithë problematikës për të cilën unë jam në dijeni të plotë, duhet të jetë model në zbatimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut. Nuk dua të kemi ngjashmëri as hipotetike me imazhe që herë pas here vijnë nga institucione të tilla nga vendet fqinjë”, ka thënë Manja.

Kujtojmë që ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili u shkarkua nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave më 17 dhjetor.