Me një kastë të jashtëzakonshme aktorësh komedia “Boeing Boeing” ka thyer rekordet e shfaqjeve me më shumë se 150 të tilla të mbajtura jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë.

Por tashmë duket se shfaqja do vijë edhe në kinema, dhe këtë na e tregoi vetë Gent Zenelaj dhe Rudina Dembacaj.

Mirëpo, një sukses i tillë, krahas urimeve të përzemërta do shoqërohet patjetër edhe me njerëz dyshues.

Së fundmi, një prej ndjekësve e ka pyetur Rudinën në një “ask”, nëse filmin po ia bën Marku, referuar partnerit të saj, ish-deputet. Por aktorja nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke sqaruar të gjithë ata që dyshojnë tek aftësitë e saj.

“Talentin, punen dhe perkushtimin nuk e blen dot as Mark Zuckerberg, jo me Marku im. Marku me ben te lumtur, po sme ka bere as aktore, as producente!”, ka shkruar Rudina, duke vendosur “pikat mbi i”.

“Marku ta bën filmin?”, Rudina Dembacaj ka një

Ndërkohë, sa i përket komedisë, në teatër ngjarjet ndodhin në Paris. Por, se si do e sjellin fabulën në film dhe çfarë ndryshimesh do bëjnë jemi shumë kuriozë ta zbulojmë.