Gjatë konferencës së jashtëzakonshme që po mban sot me rastin e fundvitit, kryeministri Edi Rama dha një vlerësim edhe për procesin e rindërtimit.

Rama tha se ka ende zona ku po punohet, ku në lagjen Laçi 2 qeveria është përballur me vendime të padrejta të gjykatësve që nuk kanë kaluar vetingun.

“Kemi ‘5 majin’ në Tiranë, lagjen e re në Krujë, që më në fund ka nisur pas një situate të koklavitur me pronësinë, kemi Laçin 2 ku dhe aty kemi pasur një problem që është një nga shëmbëlltyrat së përballjes me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë që ende nuk kanë kaluar vetingun dhe po shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë çudira. Kemi Vorën dhe kemi besimin se 2022 do të fshijë të gjitha plagët e hapura nga tërmeti”, tha Rama.