Pasi ka përfunduar takimi i Albana Vokshit së bashku me anëtaret LDG-së, kanë qenë dy zonja në korridoret e PD që kanë kundërshtuar Vokshin në selinë blu, duke i thënë asaj që mandati i saj ka përfunduar. Pas takimit ato janë shprehur në lidhje me referendumin e 18 dhjetorit duke theksuar se do vijnë herë pas here në selinë blu. Evi Kokalari nuk e cilësoi provokim ardhjen e saj në PD. Kjo situatë e tensionuar pritet të vijojë dhe më tej për sa kohë nga grupi i Rithemelimit nuk e njohin Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Kokalari deklaroi se ajo që ndodhi ishte një dhunë verbale.

“Këta që i dërgon Lulzim Basha është dhunë verbale dhe psikologjike. Kanë mbyllur të gjitha dyert dhe nuk arrijnë të kontrollojnë dy gra që janë apo jo me probleme. Basha është këtu. Kjo është dhunë psikologjike. Ardhja ime këtu nuk është provokim. Kjo është ndërtesë e Partisë Demokratike.”-tha Evi Kokalari.

Ndërsa një mbështetëse të Lulzim Bashës i thanë Kokalarit për çfarë arsye ka ardhur në Shqipëri dhe kush e ka paguar ndërsa e kanë quajtur mashtruese.

“Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri? Kush të ka paguar ty? Për çfarë arsye mashtron. Mashtruese”-tha një prej zonjave.