Një mesazh urimi për të gjithë besimtarët në prag të Krishtlindjes ka ardhur dhe nga Elia Zaharia dhe Princ Leka. Zaharia ka ndarë disa fotografi familjare ku shihen të buzëqeshur pranë vogëlushes, princeshës Geraldina. Eliza ka ndarë gjithashtu dhe një video të së bijës duke ecur teksa ka uruar dhe njëherë festën.
“Të dashur besimtarë të krishterë, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Ashtu siç lindi Jezusi i Nazaretit duke ndryshuar botën përgjithmonë, ashtu uroj që çdo ditë nga zemra juaj të lindë e burojë veç mirësi, gjurma e Zotit që ndryshon jetët tona përgjithmonë. Ylli polar për tek Ai është vetëm dashuria miq, ndaj doni pa kushte. Zoti është dashuria brenda nesh.”, shkruan ajo.