“Vetëm një gol në 600 minuta! Pak, shumë pak, aq më tepër nëse quhesh Lionel Messi dhe sapo ke fituar të shtatin ‘Top të Artë’ të karrierës”.
Në këtë mënyrë shtypi francez ka bombarduar sërish me akuza yllin e PSG-së, i cili mbeti thatë ashtu sikurse e gjithë skuadra, të enjten në ndeshjen e kampionatit kundër Nices.
“Një ndeshje zhgënjyese, madje ‘e turpshme’ për atë që përfaqëson ‘Topin e Artë’”, shkruante me germa të mëdha e përditshmja “Le Parisien”. Kjo e fundit ka shkuar edhe përtej, duke i dhënë notën 3, e njëjta që figuronte edhe mes vlerësimeve të medias tjetër prestigjioze, “L’Equipe”.