Arsenal po arrin të ri ngrihet me Arteta në stol, për momentin ndodhen në vendin e katërt, ndërsa drejtuesit e klubit kanë ndërmend ti bëjë disa “dhurata” teknikut spanjoll gjatë merkatos së janarit.
Sipas mediave angleze, “topçinjtë” kanë piketuar tre lojtarë nga Serie A: Dusan Vlahovic nga Fiorentina, një sulmues që kërkohet edhe nga shumë klube të tjera, Dejan Kulusevski i Juves i cili nuk bën më pjesë në planet e Allegri dhe Frenck Kessie e Milan i cili futet në vitin që i skadon kontrata. Gjithnjë sipas mediave angleze, në dalje mund të përfundojë Granit Xhaka.