Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e “Bashkëqevrisjes”. Deputetët e maxhorancës votuan kundër dekretit të kreut të shtetit. Ministrja Elisa Spiropali e pranishme në komision tha se arsyet e presidentit për kthimin e ligjit janë të pabazuara.

Kujtojmë se ishte Kreu i Shtetit, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”, por ky dekret i Metës është rrëzuar sot nga Komisioni i Ligjeve.

Pro dekretit të Presidentit kanë votuar vetëm tre anëtarë të komisionit, Oerd Bylykbashi, Dashnor Sula dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, të gjithë deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër, duke rrëzuar dekretin.