Lajmi i ndërprerjes së kontratës midis Interit dhe Kristian Eriksen ka prekur tifozet zikaltër, por jo vetëm. Ekipet rivale, përfshirë këtu dhe Milanin kanë përshëndetur në rrjetet sociale danezin, i cili pas atij arresti kardiak, nuk mund të vazhdonte më tej aventurën e tij në Itali.

Në ndeshjen e 26 janarit 2021, Kristian Eriksen shënoi një gol fantastik në minutën e 97 për të thyer balancën në derbi dhe për të kualifikuar Interin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. 10 muaj më vonë Eriksen ndërpreu kontratën me Interin për arsyet që tashmë dihen, pas asaj që i ndodhi lojtarit në EURO 2020 dhe problemet kardiake.

Mirëpo ky lajm nuk u prit aspak mirë, jo vetëm nga tifozët e klubit zikaltër, por edhe nga skuadrat e tjera italiane. Rivalët e përjetshëm të Interit, Milani, kanë shprehur keqardhjen e tyre për largimin e lojtarit në këtë mënyrë nga Serie A, teksa në një postim në Twitter shkruajnë: E trishtë të shikosh një rival të denjë të largohet, më të mirat në aventurat e tua të ardhshme Kristian Eriksen.