Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për të garantuar vijimin normal të qarkullimit të mjeteve në të gjitha akset nacionale.

“Ne jemi në krye të detyrës në çdo front për të përballuar vështirësitë e krijuara nga moti. Qytetarët duhet të udhëtojnë me kujdes dhe të jeni të pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore, kudo ku ka reshje bore”, tha Balluku.

Edhe Autoriteti Rrugor informoi se mirëmbajtja dimërore e akseve rrugore ka vëmendjen kryesore. Sipas ARRSH-së, 180 mjete dhe më shumë se 200 punonjës janë angazhuar për të menaxhuar sa më mirë situatën.