Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë bëri thirrje për të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në rrugët e vendit pasi në ditët në vijim parashikohet të ketë një përkeqësim të motit.
“Qytetarët të kenë kujdes në zonat ku banojnë. Moti do të përkeqësohet në të gjitha zonat e Shqipërisë. Ne kemi kaluar 2 akte shumë të rëndësishme. I pari për një ndryshim të di9sa indikatorëve të OSHEE, që kanë të bëjnë me tërmetin e 26 nëntorin, më pas me pandeminë dhe padyshim me krizën energjetike. Gjithashtu vendim edhe në drejtim të lehtësimit të pasojave të krizës energjetike. Akti i dytë që është edhe akti më i rëndësishëm i kaluar për sot që prek të gjithë qytetarët. Theksoj faktin që nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Këtë qeveria e ka siguruar që në muajin Tetor. Sot kemi kaluar një ndryshim në projekt vendimin për kushtet e vendosjes së detyrimit publik gjatë gjendjes së emergjencës. Sot kemi bërë ndryshime të rëndësishme për të adresuar këtë krizë energjetike. Qëllim është mirë koordinimi mes operatorit të shpërndarjes me ndërmarrjet që ai ka. Shoqëria KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet të furnizojë me energjinë e plotë. Sipas çmimit për njësitë energjisë elektrike. KESH detyrohet të prodhojë dhe dorëzojë aq sa është sasia mesatare për vit duke konsoliduar që çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla do të mbetet pa ndryshuar. Nevojitet marrja e masave shtesë nga KESH të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e sasisë së nevojshme. Në ditët në vazhdim do kemi edhe shtime të tjera si një park fotovoltaik në Vaun e Dejës. KESH i vihen në dispozicion mekanizmat ligjorë”, tha ndër të tjera Balluku.