Tradita e konkursit të pikturës “Shqipëria Ime” gjatë muajit të festave të nëntorit ka vijuar edhe këtë vit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi i ftoi fituesit e këtij konkursi në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
“Krenare për këta artistë të shkëlqyer, për talentin dhe artin e tyre, por sidomos për vlerat e larta të atdhedashurisë që na kanë përcjellë me punimet e tyre”- shkruan Znj. Kushi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një video mjaft të veçantë me momentet më të bukura me fëmijët, të cilët i përkasin klasave dhe moshave të ndryshme.
“Këto piktura do t’i gjeni të ekspozuara edhe në hollin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila do të jetë e hapur gjatë muajit dhjetor për të gjithë të interesuarit, sigurisht në zbatim të të gjitha masave anti-COVID”- e nënvizon Ministrja Kushi.