Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi gjatë vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara ka takuar një grup nxënësish shqiptarë, të cilët mësojnë gjuhën shqipe në Detroit.
Statusi i plotë i Ministres Kushi:
Emocion i veçantë dhe i paharruar takimi me një grup fëmijësh nga diaspora jonë në Detroit, të cilët mësojnë gjuhën shqipe së bashku me mësuesen e përkushtuar Vera Ivanaj.
Nuk mund të rrija pa i takuar dhe përshëndetur këta fëmijë që ma zbukuruan këtë vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne do të punojmë më shumë për t’i mbështetur fëmijët dhe mësuesit e diasporës kudo që ndodhen, në mënyrë që ata jo vetëm të mësojnë gjuhën shqipe, por edhe të ruajnë identitetin tonë kombëtar, traditat dhe kulturën shqiptare.