Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se gjatë natës së mbrëmshme ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit.

Ndërsa në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.

ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.