Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, po raporton Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili ka theksuar se policia e Shtetit prej afro një muaj ka hyrë në një fazë rikonstruktimi total për mënyrën e menaxhimit dhe luftën kundër krimit.
Nano është pyetur nga deputeti Ferdinand Xhaferaj lidhur me reagimin e policisë për ngjarjet kriminale, dhe në përgjigjen e tij Drejtori i Policisë është shprehur se policia vepron sipas planit operacional.
Xhaferaj: Në bazë të kërkesave sa ka qenë kërkesa për buxhetin dhe sa u është dhënë? 24 miliard? Dhe sa u është dhënë? Koncesion për sigurinë rrugore, 5 miliard lekë? Veprimet për të shkuar në vend ngjarje janë të vonuara? Pse ndodh kjo? Ngritja e kontrollove. Si ka mundësi për ngjarjen në Astir, si u dogj makina? Nuk ka masa? Sa është fondi i planifikuar për shpërblimin e bashkëpunëtorëve. Sa informacione ka policia nga SHISH? Sa janë shpërblyer dhe sa është?
Gledis Nano: Shkuarja me vonesë në ngjarjet kriminale. Kemi plane operacionale që vendosin në shërbim të gjitha strukturat kur ka ngjarje kriminale ku bllokohet i gjithë qyteti. Në ngjarjet e fundit kemi shikuar planin dhe duhet të kenë një reagim më të shpejtë. Që prej një muaj kemi iniciuar grupe pune lidhur me strukturimin e policisë. Analizë të të gjitha ngjarjeve dhe nevojave të policisë. Lidhur me fondin ne kemi një fond që e përdorim për operacionet. Nëse duhet shifër mund tjua sjellim me shkrim në një moment tjetër.