Samir Nasri, ish-lojtari i Manchester City, ka rrëfyer në një intervistë për “Canal +” se me trajnerin Roberto Mancini është kapur keq në pushimin e një ndeshjeje.
“Në një ndeshje kundër Wolves, ai vazhdonte të më fliste dhe i thashë të ndalte. ‘Nëse nuk jeni të kënaqur me mua, më nxirrni jashtë’. U bëra gati të dilja.
Në dhomat e zhveshjes hoqa këpucët dhe i thashë Yaya Toure që ishte ulur pranë meje, se nëse më fliste keq, atëherë do ta gjuaja me këpucë. Ai nuk i respektonte lojtarët, u fliste keq.
E kam fyer atë me gjithçka, edhe me fëmijët e tij që vinin të luanin me ne ndonjëherë. Të nesërmen u nisa për në Paris. Dy ditë më pas isha në stol kundër Manchester United.
Presidenti erdhi nga Abu-Dhabi për të na parë dhe i tha Mancinit se nëse isha i stërvitur, ne do të fitonim. U ktheva në skuadër dhe u rregulluam në një avion privat, pasi më duhet të kthehesha në Paris”, tregon Nasri.