Ish-presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Shtypi grek raporton se Papulias u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Karolos Papulias lindi në një fshat të Janinës në 4 Qershor 1929. Ai u zgjodh president i Greqisë në vitin 2004 pas propozimit të kryeministrit grek në atë kohë Kostas Karamanlis.

Në 3 shkurt 2010, Papulias u zgjodh përsëri president i Republikës me 266 vota pro. Jeta politike e Karolos Papulias ka nisur që herët, në vitin 1974, kur iu bashkua partisë PASOK dhe vazhdimisht ishte zgjedhur deputet i Janinës.

Ai ka mbajtur edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, zv/ministrit të Jashtëm dhe zv/ministër i Mbrojtjes.