Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-senatorit amerikan dhe ish-kandidatit për President të Amerikës, Bob Dole. Me një postim në Twitter, Kim shkeruan se Dilan ishte një luftëtar i egër për kauzën e lirisë dhe se ai do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.
“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar i egër për kauzën e lirisë. Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U preftë në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.