Kryeministri Edi Rama ka parë ambientet e kompleksit të ri në njësitë nr.9 dhe njësinë 11 në Tiranë. Rama u shpreh se në shkollën 9-vjeçare ‘Vaçe Zela’ dhe shkollën e mesme ‘Kristo Frashëri’ falë investimeve cilësore do të mësojnë më shumë se rreth 1350 fëmijë.
“Në kompleksin e ri të dijes, ku bashkëjetojnë në një hapësirë fantastike arsimimi dhe edukimi, nëntëvjeçarja “Vaçe Zela” dhe e mesmja “Kristo Frashëri”, një investim cilësor për më shumë se 1350 fëmijë të Njësisë 9 dhe Njësisë 11 në Tiranë”, shprehet më tej Rama.