Erik Lloshi, një nga artistët më të dashur për publikun ishte i ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka treguar shumë për jetën private dhe marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Romina. Ndër të tjera Eriku ka treguar se i ka bërë një premtim bashkëshortes, që do të tregohet i sinqertë, madje edhe nëse ndodh që ta tradhtojë.

Erik Lloshi, u shpreh: ‘Bashkëshortes sime i kam thënë vetëm një fjalë: ‘Në momentin që unë do të të tradhtoj, do të ta them në sy. Jam i sinqertë me veten time.’