Sali Berisha ka nisur një proces qesharak këtë të shtunë, për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Një votim ky që po bëhet nëpër rrugë apo nëpër lokale, si ky rast në Tiranë, ku në një anë pihet kafe e raki, ndërsa në anën tjetër votohet për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Natyrisht që këtë proces nuk ta njeh asnjë gjykatë, pasi jo vetëm po votohet ku të mundet, por nuk ka asnjë verifikim se kush po voton.