Ndërtimi i Portit të ri turistik të Durrësit do të nisë në pranverë të vitit të 2022.
“Do e nisim sa më shpejt, ndërtimi nis nga fundi i marsit fundi i prillit. Po përgatisim procesin”, tha drejtuesi i Amaar Grup Muhamed El Alabbar.
Teksa i shpjegoi kryeministrit Rama maketin, drejtuesi i Amaar Grup Muhamed El Alabbar theksoi se Porti i ri i Durrësit se do të ketë klube jahtesh edhe në det.
“Do të bëhet, do të jetë shumë speciale, do të jetë ndër më të mirat në Mesdhe, Do ketë vende dhe për jahteve e mëdha, do kenë vetëm një vend ku të shikojnë. Durrësit se do ketë të gjitha shërbimet, do ketë disa klube jahtesh”, shpjegoi ai.
Në fokus të këtij projekti që aktualisht është në fazë studimore, i kushtohet edhe pastrimit.
“Do të pastrojmë detin po ashtu edhe mjedisin”, tha Alabbar.
Projekti pas përfundimit do të dërgohet si projektligj në parlament.
“Pas detajeve teknikeve do të kemi edhe hapjen e garës, kemi çliruar një pjesë të ambienteve dhe faza e parë do të ketë mundësi për nisjen nga puna. I gjithë projekti si një projektligj do të shkojë në parlament për të marrë edhe aprovimin”, bëri me dije Balluku.
Porti turistik i Durrësit do të ketë një terminal modern pasagjerësh dhe ndërtesave të reja përgjatë tij, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie. Porti tregtar do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos, duke i dhënë kështu fund problemeve me ndotjen që ka pasur deri më sot qyteti. Kompania e Emirateve të Bashkuara, Emar, synon investimin e një shume me vlerë 2 miliardë Euro për ngritjen e infrastrukturës së re të portit për qëllime turistike dhe ndërtimin e rezidencave moderne dhe hotelerisë.
Rama pati një këshillë të fundit si edhe një sugjerim…
“Do ishte fantastike një hapësirë për këmbësorë. Ta bëjmë me zemër e shpirt”, tha Rama.