Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet në orën 18:15 minuta. Ky Kuvend, i thirur sot nga kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur që prej orës 12:00. Në Kuvendin Kombëtar të PD u votuan ndryshime statutore, ndërsa po ashtu u miratua edhe propozimi i nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, që në strukturat e kësaj partie të mos ketë individë të shpallur ‘non grata’, si dhe krijimi i Aleancës Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD-së, pra siç është FRPD dhe Forumi i Gruas.
Ndërkohë që me vendimin që ndalohen personat ‘non grata’ në strukturat e larta të PD Kuvendi ka ‘legjitimuar’ vendimin që Basha mori për përjashtimi e Berishës nga Grupi Parlamentar.