Tashmë ka nisur puna për ndërtimin e rrugës turistike Perlat-Fushë Lurë, rrugë e cila, përtej të tjerave, do të mundësojë nxjerrjen nga izolimi të shumë fshatrave të Mirditës, Matit e Dibrës.
Pikërisht me pamje nga projekti i kësaj rruge e ka nisur ditën sot kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë, siç është zona e Lurës.
“MIRËMËNGJES?
dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë siç është zona e magjishme e Lurës, ju uroj një ditë të mbarë?.”, shkruan Rama.
Ndonëse me bukuri të jashtëzakonshme, kjo rrugë është krejtësisht e paasfaltuar duke e bërë të vështirë lëvizjen e mjeteve në të.
Përmirësimi i këtij aksi do të mundësojë aksesin turistëve dhe vizitorëve drejt potencialeve turistike natyrore e kulturore te zonës, duke ofruar një mundësi për zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale dhe terë rajonit.