Pas akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit, se po përdoren simbolet e partisë nga persona të paautorizuar për Kuvendin e 11 dhjetorit, ka reaguar edhe njëherë tjetër Foltorja.
Në përgigjen e saj, Foltorja ka sqaruar se simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar dhe jo ish ministrave të Ramës.
Më tej, në reagimin e saj Foltorja thekson se shoqata Basha – Bardhi le të tundë dhe për pak ditë letrat se partia dhe demokratët i kanë braktisur me kohë.
Reagimi i plotë:
Partia Demokratike – Foltorja
Një pergjigje për “kryetarin” pa parti!
Të vënë përballë faktit të kryer se shumica e delegatëve të Kuvendit dhe anëtarëve të PD i kanë përcaktuar tashmë de facto si pakicë uzurpuese të Partisë Demokratike ashtu siç pritej, peng – kryetari në largim dhe ai që ka poshtë, do të zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bërë më qesharake seç janë.
Simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar që është dhe organi më i lartë i Partisë Demokratike. Mbi 5000 mijë delegatë që përbejnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta thërrasin atë në 11 Dhjetor në perputhje të plotë me statutin e PD! Askush dhe aq më pak ish ministri Edi Ramës nuk mund t’i pengojë ata të realizojnë misionin e tyre nën flamurin, siglën dhe simbolet e Partisë Demokratike për të cilën kanë sakrifikuar aq shumë ndërkohë që vota e tyre tradhëtohet nga peng kryetari ose shitej për karrike ministrash nga gaztori i tij! Shoqata Basha – Bardhi le të tundë dhe për pak ditë letrat se partia dhe demokratët i kanë braktisur me kohë.
Përballë mijëra firmave që mbeshtesin Kuvendin Rithemelimit të 11 Dhjetorit ankesat dhe të qarat për letra e shkresa dëshmojnë fundin pa lavdi të një grupi njerëzish të cilëve as dorëheqja nuk ua shpëton dot me nderin që në fakt nuk e patën kurrë.