Vaksina Novavax është efektive kundër variantit Omicron, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga kompania. Vaksina është miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në BE.
Sipas rezultateve nga kompania dhe që pritet të publikohen në një revistë shkencore, të dhënat janë si më poshtë:
–Të dyja dozat e vaksinës shkaktojnë përgjigje të fortë imune kundër Omicron dhe varianteve të tjera të virusit.
–Doza e tretë, pas 6 muajsh shkakton rritje të përgjigjes imune, në krahasim me rezultatet që ishin të vlefshme deri në fazën 3 të provave klinike. Sidomos për mutacionin Omicron doza përforcuese konsiderohet e nevojshme pasi imuniteti ndaj tij reduktohet gradualisht pas marrjes së dy dozave.
–Përgjigja imune e fëmijëve është 2 deri në 4 herë më e lartë se ajo e të rriturve.
Kompania njoftoi gjithashtu se do të zhvillojë një vaksinë posaçërisht për mutacionin Omicron në fillim të janarit. Gregory Glenn, President i Kërkimit dhe Zhvillimit të Novavax, tha: “Vaksina NVX-CoV2373 ka treguar një përgjigje të fortë imune kundër Omicron dhe varianteve të tjera. Vaksina mund të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër virusit dhe varianteve të tij të reja. Megjithatë, për shkak të mutacionit të virusit, mund të jetë i nevojshëm zhvillimi i një vaksine specifike për Omicron.
Sa i përket efekteve anësore, janë afatshkurtra (që zgjasin dy ditë) dhe efektet anësore serioze ishin shumë të rralla.