Gazetari Mero Baze ka ironizuar deklaratën e Sali Berishës i cili pasi pranoi vërtetësinë e fotos krah diktatorit gjakatar Enver Hoxha të publikuar nga gazeta “TemA”, tha se nuk i zgjati dorën.
Ai shpjegoi se kurrë nuk e ka takuar personalisht diktatorin, por fotoja është bërë gjatë ditëlindjes së Liliana Hoxhës dhe se Enveri nuk qëndroi shumë.
Me nota humori, Baze shkruan se Berisha nuk e quan takim pasi gjysmë ore i është dukur si një sekondë.
“Një natë më parë në fakt pranoi që i ka dhënë dhe dorën. Por nuk e quan takim se gjysmë ore ju duk një sekondë”, ironizon Baze.