Kandidati i LSI-së në zgjedhjet e fundit, Lemi Muçaj, ka postuar një video ku tregohet kryetarja e LSI-së Kryemadhi, deputetë e ish-deputetë si dhe mbështetës të partisë duke festuar festat e fundvitit duke mos marrë parasysh as COVID 19 dhe masat e vendosura.

Siç duket nga video, të gjithë po ‘tërbohen’ nën tingujt e muzikës popullore. Muçaj, i cili ishte kandidat në zgjedhjet e funditt tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave më deklaratat e qëndrimet e tij.

Në një rast ai tha se qytetarët duhet të votonin numrin 23 pasi ai është numër me fat, pasi sipas Islamit Kurani ka zbritur në 23 vite, ndërsa në Kinë ai tregonte mashkullin ideal.