Debatet me tone të forta nuk mungojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mbrëmë ka ndodhur një sherr i ashpër mes Antonelës dhe Big Mamës, pasi ish-konkurrentja e “Për’puthen” është ankuar se nuk mund të hajë asgjë në shtëpi, pasi është intolerante ndaj laktozës e nuk mund të konsumojë produkte qumështi.

Ndërkohë këngëtarja e njohur ka ndërhyrë duke i thënë se çfarë të hanë të gjithë, duhet të hajë dhe ajo. E kjo nuk i ka pëlqyer aspak Antonelës, e cila i ka kërkuar llogari. Vajzat janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën.

Debati mes tyre:  Antonela: Big Mama pse ndërhyn gjithmonë në fjalët e mia, a mund ta di? Big Mama: E ke gabim Antonela: Pse e kam gabim? Big Mama: E ke gabim. Mendimi jot. Antonela: Kush je ti që më thua mua e ke gabim? Big Mama: Unë jam Big Mama edhe ta them. Antonela: Edhe unë jam Antonela kam të drejtë atëherë Big Mama: Ty nuk të pyt askushAntonela: Kaq po të them, është hera e fundit që ndërhyn në fjalët e  mia Big Mama: E ti që ndërhyn kudo Antonela: Unë përzihem ku të dua unë e ti s’je askushi të më thuash

Big Mama: Ti mundesh, unë nuk mundem ë? Anonela: Ore ti po më përzihesh mua, jo unë ty. A kupton? Big Mama: Ti përzihesh në muhabetet e të gjithëve Antonela: Mos ndërhy më, kaq po të them Big Mama: Po ndërhyj, hajt ndalëm Antonela: Në punët tua nuk kam ndërhyrë kurrë Big Mama: Po nuk mundesh se nuk ta mban b*tha Antonela: Nuk më interesojnë, nuk jam e interesuar fare për ty. Ti që je e interesuar ndërhyn Big Mama: U kalla pas teje. Ec bre! Antonela: U kalle, prandaj nuk të pushon goja një minutë Antonela, Antonela. Mua më jep bezdi kjo që bën ti ndaj meje, nëse ty të jep bezdi kur e bëj unë, më thuaj Big Mama: Ti e tregon veten sa e ulët je Antonela: Ma tregon ti ultësinë Big Mama: “Unë s’mund të ha, laktoza, maktoza” Antonela: Po, sepse jam e sëmurë për një gjë Big Mama: Kur je e sëmurë pse ke hyrë këtu? Këtu mundesh të jesh edhe pa buxhet edhe pa bukë Antonela: Pse ke hyrë ti këtu pra kur unë jam këtu e të jap bezdi? Big Mama: Kam hyrë për qejf timin, jo për ty

Antonela: Edhe unë për kokrrën e qejfit tim kam hyrë edhe po kënaqem Big Mama: Nuk ka lidhje unë dhe ti, çfarë të hamë të gjithë do hash dhe ti