Olsi Bylyku ishte i ftuar në rubrikën “N’fermë” në “E diell” ku në një intervistë me Ervin Kurtin ka treguar për takimin e parë me vjehrrën.
Aktori tregoi se takimi ishte rastësi dhe jo i planifikuar.
“Isha duke pirë kafe me Eglin, i shkruajti mami dhe tha duhet të iki ta takoj. Po le të vijë këtu i thashë dhe u takuam. E çuditshme, por s’kisha ndonjë emocion edhe pse ishte vjehrra e parë që takoja, s’kam takuar vjehrra tjera”.
“Kam super vjehrrë, e sjellshme, e mirë, më shkruan mesazhe sa herë nxjerr ndonjë material, më pëlqen shumë kur gatuan byrek me qepë e domate dhe byrek me qumësht, e qan”, u shpreh Olsi.